RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: Lufta shkaktoi 300 milionë dollarë dëme në infrastrukturën kërkimore

irani:-lufta-shkaktoi-300-milione-dollare-deme-ne-infrastrukturen-kerkimore

Zëvendëspresidenti iranian për shkencë, teknologji dhe ekonomi të bazuar në dije, Hossein Afshin, ka deklaruar se infrastruktura kërkimore e Iranit ka pësuar rreth 300 milionë dollarë dëme gjatë luftës.

Sipas tij, sulmet kanë goditur kapacitetet shkencore dhe teknologjike të vendit, edhe pse projektet në zhvillim nuk kishin qëllime ushtarake.

“Ne po punonim në teknologji të reja që nuk kishin asnjë përdorim ushtarak. Armiku synoi autoritetin shkencor dhe teknologjik të Iranit, por ai do të rindërtohet edhe më i fortë”, tha Afshin.

Ai shtoi se Irani synon të shndërrohet në një fuqi të shkencës dhe teknologjisë, duke theksuar se vendet që investojnë në këtë fushë janë më të suksesshme. /mesazhi

Related posts

Izraeli bombardon jugun e Sirisë, pavarësisht bisedimeve të fundit për uljen e tensioneve

RTI

OBSH: Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për kequshqyerjen në Gaza

admin

Kenia, rritet në 90 numri i njerëzve që vdiqën nga uria “për të takuar Profetin Isa (Jezusin)”

Muhamet Ramadani