RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre

apel-qytetareve:-mos-ndizni-zjarre

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal për të parandaluar zjarret në pyje dhe hamullore gjatë ditëve me temperatura të larta.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se temperaturat e larta dhe tharja e bimësisë rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha në pyje, biodiversitet, tokë dhe në cilësinë e ajrit.

Sipas Pacollit, djegia e hamulloreve dëmton pjellorinë e tokës dhe cenon ekuilibrin natyror.

“Mos digjni hamullore dhe mbetje bujqësore. Mos ndizni zjarre në natyrë. Mos hidhni cigare në pyje apo ambiente të hapura. Raportoni menjëherë çdo zjarr. Të mbrojmë pyjet, tokën dhe natyrën tonë. Çdo veprim i vogël ndihmon mjedisin”, ka shkruar Pacolli. /

Related posts

16-vjeçari nxirret i gjallë pas 119 orësh, kishte fjetur me bluzën e ekipit që do të luante të nesërmen

Muhamet Ramadani

Dy të vdekur dhe një i lënduar në një aksident të rëndë në Obiliq, policia jep detaje

RTI

Kurti sot në Pragë dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

admin