RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti sot në Pragë dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

kurti-sot-ne-prage-dorezon-aplikimin-e-kosoves-per-anetaresim-ne-be

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të dorëzojë sot zyrtarisht aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Aplikimi pritet t’i dorëzohet Presidencës çeke të Këshillit të BE-së në Pragë.

Sipas agjendës, kryeministri i Republikës së Kosovës me delegacion, do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane, ndërsa pas takimeve do të ketë konferencë e përbashkët për media.

Ndryshe dje krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Krerët e shtetit e kanë vlerësuar këtë si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së kamotshme të popullit të Kosovës.

Related posts

Punëtorët e Trafikut Urban paralajmërojnë bllokimin e Prishtinës me autobusë, në mungesë të alokimit të pagave

Muhamet Ramadani

Bastisje në Kaçanik, sekuestrohen 400 gramë drogë, armë dhe mbi 9 mijë euro

Kushtrim Guraj

Në Siri shpallet armëpushim 4-ditor pas marrëveshjes së qeverisë me YPG/SDF

admin