RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistani dhe Arabia Saudite të shqetësuar nga tensionet SHBA-Iran: Minon përpjekjet drejt paqes

pakistani-dhe-arabia-saudite-te-shqetesuar-nga-tensionet-shba-iran:-minon-perpjekjet-drejt-paqes

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Mohammad Ishaq Dar bisedoi këtv të shtunë me homologun e tij saudit, Princin Faisal bin Farhan Al Saud. Të dy udhëheqësit shprehën shqetësimin e tyre të thellë për përshkallëzimin e fundit midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Pakistani është shfaqur si një ndërmjetës kyç i konfliktit në muajt e fundit gjatë luftës në Lindjen e Mesme, ku u arrit “Memorandumi i Mirëkuptimit” SHBA-Iran i cili nuk zgjati gjatë.

“Të dy udhëheqësit shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe shprehën shqetësim të thellë për përshkallëzimet pavarësisht nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në qershor”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit në X.

Të dy ministrat, të cilët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt, thanë se konflikti i ripërtërirë nuk i shërben interesit të askujt dhe minon përpjekjet drejt paqes dhe stabilitetit rajonal.

Related posts

Gaza, numri i të vdekurve arrin në mbi 73.000

Hevzi

SHBA, do të krijohet fond për shpenzimet e padive të ngritura kundër Trumpit

admin

Shqipëri, emigrimi i fëmijëve të pashoqëruar në vendet e BE-së, fenomen shqetësues

Muhamet Ramadani