RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistani dhe Arabia Saudite të shqetësuar nga tensionet SHBA-Iran: Minon përpjekjet drejt paqes

pakistani-dhe-arabia-saudite-te-shqetesuar-nga-tensionet-shba-iran:-minon-perpjekjet-drejt-paqes

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Mohammad Ishaq Dar bisedoi këtv të shtunë me homologun e tij saudit, Princin Faisal bin Farhan Al Saud. Të dy udhëheqësit shprehën shqetësimin e tyre të thellë për përshkallëzimin e fundit midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Pakistani është shfaqur si një ndërmjetës kyç i konfliktit në muajt e fundit gjatë luftës në Lindjen e Mesme, ku u arrit “Memorandumi i Mirëkuptimit” SHBA-Iran i cili nuk zgjati gjatë.

“Të dy udhëheqësit shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe shprehën shqetësim të thellë për përshkallëzimet pavarësisht nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në qershor”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit në X.

Të dy ministrat, të cilët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt, thanë se konflikti i ripërtërirë nuk i shërben interesit të askujt dhe minon përpjekjet drejt paqes dhe stabilitetit rajonal.

Related posts

Nagavci: Viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, detajet për shpërndarjen e teksteve në fund të javës

Muhamet Ramadani

NATO-ja zotohet se do t’i ndihmojë Ukrainës “për aq kohë sa të ketë nevojë”

admin

“Na zhveshën dhe na vendosën në…!”- Mjekët e Gazës rrëfejnë për BBC torturat nga forcat izraelite pas bastisjes së spitalit: Mendova se do më ekzekutonin

admin