RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkoi ministrat në kuadër të ndryshimeve në Qeveri

kuvendi-i-maqedonise-se-veriut-shkarkoi-ministrat-ne-kuader-te-ndryshimeve-ne-qeveri

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkoi ministrat në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë, raporton Anadolu.

Kuvendi sot filloi seancën e 112-të, në të cilën duhet të shkarkohen dhe të zgjidhen anëtarë të rinj të Qeverisë.

Në përputhje me këtë, u shkarkuan ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, zëvendëskryeministri i ngarkuar për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski dhe ministri pa resor i ngarkuar për Integrimin dhe Zbatimin e Strategjisë për Përfshirjen e Romëve 2022-2030, Shaban Saliu.

U shkarkuan edhe zëvendësministrat e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe të Kulturës dhe Turizmit, Gjoko Velkovski dhe Sedat Sulejmani.

Pas shkarkimit të ministrave, Kuvendi pritet të shqyrtojë propozimet për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë.

Related posts

Arabia Saudite dhe Kina diskutuan për bashkëpunimin dypalësh në fushën e energjisë

admin

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë dje në Malishevë

Muhamet Ramadani

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban brenda 48 orësh

admin