RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Huthit në Jemen: Arabia Saudite shënjestroi aeroportin ndërkombëtar të Sanas

huthit-ne-jemen:-arabia-saudite-shenjestroi-aeroportin-nderkombetar-te-sanas

Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen njoftuan se forcat e Arabisë Saudite shënjestruan aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Sana, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree tha se forcat e Arabisë Saudite kryen sulm ajror në aeroportin ndërkombëtar të Sanas.

Ai pohoi se sulmi ajror i dha fund procesit të uljes së tensionit në rajon. Duke argumentuar se sulmi nuk do të mbetet pa përgjigje, Saree pohoi se Arabia Saudite duhet të mbajë pasojat e këtij veprimi.

Ministri i Mbrojtjes i Jemenit, Tahir al-Ukayli në deklaratën e tij të fundit tha se avionët iranianë shkelën hapësirën ajrore të vendit dhe shtoi se do t’i përgjigjen ushtarakisht këtyre shkeljeve.

Ministri i Informacionit i Jemenit, Muammar al-Iryani njoftoi se Huthit ndaluan një aeroplan që i përkiste Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në aeroportin e Sanas, nuk e lejuan avionin të largohej nga aeroporti dhe arrestuan pilotin dhe bashkëpilotin.

Në Jemen, Huthit e mbështetur nga Irani kanë kontrolluar kryeqytetin Sana dhe disa rajone që nga shtatori 2014.

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite kanë ofruar mbështetje ushtarake për qeverinë e Jemenit, e cila është pranuar nga komuniteti ndërkombëtar me bazë në Aden, që nga marsi i vitit 2015.

Related posts

Turqia dhe EBA-ja nënshkruan 13 marrëveshje në vlerë 50,7 miliardë dollarë

Muhamet Ramadani

Ministri iz’raelit thotë se ush’tria nuk do të largohet nga Ga’za derisa të gjithë pe’ngjet të lirohen

Muhamet Ramadani

Zonja e parë e Turqisë viziton pacientët pediatrik të transferuar nga Gaza

Muhamet Ramadani