RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbrojtja ajrore saudite intercepton raketa balistike të Huthive mes tensioneve me Jemenin

mbrojtja-ajrore-saudite-intercepton-raketa-balistike-te-huthive-mes-tensioneve-me-jemenin

Mbrojtja ajrore e Arabisë Saudite ka interceptuar raketa balistike të lëshuara nga grupi Huthi nga Jemeni, njoftoi koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që mbështet qeverinë jemenase të njohur ndërkombëtarisht, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Malki, në rrjetin social amerikan X, tha se raketat kishin në shënjestër rajonin jugor të Arabisë Saudite.

Sulmi ndodhi disa orë pasi Ministria e Mbrojtjes së Jemenit tha se forcat e saj goditën pistën e aeroportit të Sana-s, pasi Huthit penguan uljen e avionëve jemenas dhe lejuan një avion iranian të ulej “në shkelje të territorit jemenas”.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree, u zotua se sulmi “nuk do të kalojë pa hakmarrje dhe ndëshkim”.

Saree akuzoi Arabinë Saudite për kryerjen e sulmit ndaj aeroportit të Sana-s dhe deklaroi se kjo i dha fund marrëveshjes së uljes së tensioneve dhe armëpushimit me qeverinë jemenase.

Autoritetet saudite nuk kanë bërë asnjë koment mbi akuzat e Huthive.

Related posts

Studenti shqiptar ia kujton Vuk Jeremiqit krimet serbe në Kosovë gjatë një ligjërate në Britani

admin

Pa aktivitet njerëzor dhe natyrë e paprakur/ Jeta në Çernobil, 38 vite pas fatkeqësisë bërthamore

admin

Horror në Britani, policia zbulon një valixhe me eshtrat e dy personave! Publikohet fotoja e autorit të dyshuar

admin