RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, plagoset në të shtënat gjatë “marshimit të gjatë” – VIDEO

ish-kryeministri-pakistanez,-imran-khan,-plagoset-ne-te-shtenat-gjate-“marshimit-te-gjate”-–-video

Ish-kryeminitri i Pakistanit, Imran Khan, është plagosur në qytetin Wazirabad të provincës juglindore Punjab si pasojë e të shtënave gjatë “marshimit të gjatë” që po mbahet në mbështetje të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, sulmues të paidentifikuar hapën zjarr ndaj kontejnerëve të ish-kryeministrit Khan pranë parkut ‘Allah Hoo Chowk’ në Wazirabad.

Siç raporton ‘ARY News’, Fawad Chaudhry, ndihmësi i afërt i ish-kryeministrit, tha se Khan mori lëndime të lehta pasi plumbi goditi këmbën e tij dhe ai u transferua në spital.

Megjithatë, Azhar Mashwani, një udhëheqës lokal i partisë Tehreek-e-Insaf (PTI), tha se Khan është i sigurt dhe se keqbërësi është arrestuar.

Related posts

Biden, fushatë reklamash prej 14 milionë dollarësh për votuesit afrikano-amerikanë

admin

Polonia kërkon 1.3 trilionë dollarë reparacione nga Gjermania

admin

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Muhamet Ramadani