RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria amerikane: Përfundoi vala e fundit e sulmeve ndaj Iranit

ushtria-amerikane:-perfundoi-vala-e-fundit-e-sulmeve-ndaj-iranit

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se ka përfunduar valën e fundit të sulmeve ushtarake kundër Iranit.

Sipas CENTCOM-it, forcat amerikane goditën qendra komanduese iraniane, sisteme të mbrojtjes ajrore, kapacitete raketore dhe me dronë, si dhe objekte të mbikëqyrjes bregdetare, me qëllim dobësimin e aftësisë së Iranit për të kërcënuar lundrimin detar në Ngushticën e Hormuzit.

Ushtria amerikane tha se përdori municione precize për të goditur objektiva në disa lokacione, përfshirë qytetin portual Bandar Abbas.

Gjithashtu, CENTCOM bëri të ditur se gjatë një operacioni 90-minutësh të zhvilluar më herët të mërkurën, forcat amerikane goditën pozicione të mbrojtjes bregdetare dhe baza të raketave lundruese në ishullin Greater Tunb. /mesazhi

Related posts

Miratohet paga e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit

RTI

Deklarata e fortë e Osmanit: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

admin

Duda: Rusia është një rrezik për Evropën

admin