Katër palestinezë, mes tyre një fëmijë, u vranë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur të shtunën si pasojë e një sulmi ajror izraelit në lagjen Al-Nasr, në perëndim të qytetit të Gazës.
Sipas burimeve lokale, avionët luftarakë izraelitë bombarduan një apartament banimi, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan dhjetëra banorë që u mblodhën pranë ndërtesës së goditur për të nxjerrë trupat e viktimave dhe të plagosurit nga rrënojat.
Sipas të dhënave të publikuara, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, 1.144 palestinezë janë vrarë dhe mbi 3.700 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite, ndërsa trupat e 802 viktimave janë nxjerrë nga rrënojat. /mesazhi

