RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, moti me stuhi shkakton probleme në disa zona

shqiperi,-moti-me-stuhi-shkakton-probleme-ne-disa-zona

Shqipëria është përfshirë në orët e natës së kaluar nga moti me stuhi, ku si pasojë ka patur dëmtime në disa biznese dhe hapësira publike dhe probleme të furnizimit me energji elektrike, transmeton Anadolu.

Situata më problematike është raportuar në bashkitë Sarandë, Vlorë dhe Himarë.

Raportohet se një elektricist ka ndërruar jetë në Himarë ndërsa ishte në punë për rikthimin e energjisë pas stuhisë dhe disa persona kanë mbetur të lënduar nga thyerja e xhamave në qytetin e Sarandës.

Në qytetin e Sarandës rrëzimi i pemëve ka shkaktuar bllokim të disa rrugëve, ndërkohë autoritetet janë angazhuar për pastrimin e hapësirave publike.

Stuhi dhe reshje shiu ka patur edhe në disa zona të Qarkut të Tiranës, ndërkohë paraprakisht nga autoritetet nuk janë njoftuar dëme materiale apo në njerëz në kryeqytet.

Related posts

Kearns: Serbia ka armatosur grupin e sulmit në Banjskë, demokracia po kërcënohet

Kushtrim Guraj

Rusia: Mburoja bërthamore është garantuesi kryesor i sovranitetit dhe integritetit tonë territorial

admin

Pozita strategjike e Banjskës u dha zemër terroristëve për sulm ndaj Policisë së Kosovës

Muhamet Ramadani