RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tërhiqet dhe thotë se nuk ka autoritet të arrestojë Netanjahun

kryebashkiaku-i-nju-jorkut-terhiqet-dhe-thote-se-nuk-ka-autoritet-te-arrestoje-netanjahun

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, pranoi në orët e vona të së martës se nuk ka autoritet ligjor për të urdhëruar arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, kur ky i fundit të shkojë në qytet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Mamdani, i cili gjatë fushatës së tij për zgjedhjet e vitit 2025 kishte premtuar zbatimin e urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale ndaj Netanjahut, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale theksoi se nuk ka autoritetin ligjor për ta bërë këtë.

Ai shtoi se administrata e tij ka shqyrtuar çdo ligj të mundshëm për të përcaktuar nëse Nju Jorku mund të zbatonte urdhërarrestit, por rezultati ishte i qartë: qyteti nuk ka kompetencë të pavarur ligjore për ta zbatuar.

Megjithatë, Mamdani nënvizoi se kryeministri izraelit nuk është i mirëpritur në qytet, ku në muajin shtator mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Ai i bëri thirrje qeverisë federale që të ndërhyjë dhe të arrestojë Netanjahun nëse ky i fundit shkon në Nju Jork.

“Benjamin Netanjahu është një kriminel lufte, arkitekti i një genocidi të tmerrshëm kundër popullit palestinez,” u shpreh Mamdani.

Nga ana tjetër, presidenti Donald Trump deklaroi më herët se Netanjahu nuk do të arrestohej në asnjë mënyrë për sa kohë që ndodhet në territorin amerikan, duke rikujtuar se SHBA nuk njeh autoritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Ekspertë ligjorë kanë shprehur më parë skepticizëm mbi mundësinë që kryebashkiaku i Nju Jorkut të urdhërojë policinë e qytetit për të ndaluar një udhëheqës të huaj.

Related posts

Mucunski takon komisaren Kos: Riafirmuam angazhimin tonë të fortë në rrugën drejt BE-së

RTI

Zelensky e përgëzon Ukrainën për fitoren në Euro 2024, e krahason me përpjekjet e luftës

admin

Konflikti i Gazës ‘gjithashtu një luftë ndaj grave’, thotë UN Women

Muhamet Ramadani