RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Haxhilerët kalojnë natën në lutje në Muzdelife para ritualit të gjuajtjes së gurëve

haxhileret-kalojne-naten-ne-lutje-ne-muzdelife-para-ritualit-te-gjuajtjes-se-gureve

Miliona haxhilerë kaluan natën në Muzdelife në lutje dhe përkushtim shpirtëror, përpara se të niseshin drejt Minës për të kryer ritualin e gjuajtjes së gurëve gjatë ditëve të haxhit.

Muzdelife është një nga vendet e shenjta të haxhit, ku haxhilerët qëndrojnë natën e 10 Dhul-Hixhes pasi largohen nga Arafati. Aty ata falin namazet e akshamit dhe jacisë të bashkuara dhe të shkurtuara, duke ndjekur traditën e Profetit Muhammad.

Ky vend ndodhet mes Arafatit dhe Minës, rreth tetë kilometra larg Qabes së Shenjtë në Mekë. Muzdelife shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 11.6 milionë metrash katrorë dhe ka kapacitet të presë mbi dy milionë haxhilerë. Zona është e hapur dhe nuk ka ndërtesa të përhershme, duke ruajtur karakterin e saj fetar.

Muzdelife ka rëndësi të veçantë në Islam dhe përmendet edhe në Kuran, ku besimtarët urdhërohen të përkujtojnë Allahun pas largimit nga Arafati. Në qendër të saj ndodhet El-Mesh’ar El-Haram, ku çdo vit mblidhen haxhilerë për lutje, meditim dhe adhurim.

Përveç rëndësisë shpirtërore, Muzdelife është edhe një ndalesë kryesore në rrugëtimin e haxhit. Pikërisht aty haxhilerët mbledhin gurët e vegjël që përdoren më pas në ritualin simbolik të gjuajtjes së shejtanit në Mina. Sipas traditës islame, edhe Profeti Muhamed e kaloi natën në Muzdelife dhe mblodhi gurë për këtë ritual. /mesazhi

Related posts

BE rrit sigurinë në det dhe në hapësirë

Muhamet Ramadani

Rezoluta e PE-së: Serbia po ngec për shkak të sundimit të ligjit dhe politikës së jashtme

Hevzi

Republika Sërpska miraton ligjin që e bën shpifjen vepër penale

admin