RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rrëzohet një helikopter ushtarak në Çeki, humb jetën një ushtar

rrezohet-nje-helikopter-ushtarak-ne-ceki,-humb-jeten-nje-ushtar

Një helikopter ushtarak u rrëzua sot në një bazë ajrore në Republikën Çeke, ku humbi jetën një ushtar, sipas gazetës TN.cz, transmeton Anadolu.

Helikopteri “UH-1Y Venom” i ushtrisë çeke u rrëzua pak para orës 13:00 me orën lokale në bazën e 22-të të forcave ajrore të helikopterëve në qytetin Namest nad Oslavou në rajonin e Vysocina-s.

Pesë ushtarë ishin në bordin e avionit në momentin e rrëzimit. “Njësitë e integruara të sistemit të shpëtimit po përgjigjen në vendngjarje. Ne do të japim informacione të mëtejshme sapo të lejojë situata”, tha ushtria.

“Shërbimet e urgjencës dërguan katër ekuipazhe tokësore dhe një helikopter të ambulancës ajrore nga Jihlava në vendin e rrëzimit”, tha zëdhënësi i shërbimit të shpëtimit Petr Janacek.

“Një person nuk i mbijetoi përplasjes”, tha Janacek duke shtuar se një tjetër helikopter shpëtimi nga rajoni fqinj Olomouc u dërgua gjithashtu për të ndihmuar.

Related posts

Krasniqi pas takimit me Kurtin, kërkon shpërbërjen e Kuvendit

Muhamet Ramadani

Bislimi tha se ka informacione se është rekomanduar heqja e sanksioneve, reagon BE: Nuk na duhen spekulime

admin

Vrasja e Liridona Ademajt, Gjykata e Prishtinës dënon me burg përjetë bashkëshortin e saj Naim Murseli

admin