RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mickoski: Qeveria do t’i kompensojë qytetarët që pësuan dëme nga stuhia në Shkup

mickoski:-qeveria-do-t’i-kompensoje-qytetaret-qe-pesuan-deme-nga-stuhia-ne-shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski deklaroi sot se Qeveria do t’i kompensojë qytetarët që pësuan dëme nga stuhia që goditi Shkupin, transmeton Anadolu.

Ai tha se sa u përket dëmshpërblimeve për qytetarët që pësuan dëme nga stuhia e ndodhur, komunat dhe institucionet komunale po formojnë komisione.

“Qytetarët që kanë pësuar dëme duhet t’i raportojnë ato pranë komisioneve përkatëse. Këto komisione do të kryejnë një vlerësim dhe do t’ia përcjellin gjetjet Qeverisë përmes Komitetit për Vlerësimin e Dëmeve; më pas, në përputhje me ligjin dhe praktikën e vendosur, ne do të ndërhyjmë dhe do të ofrojmë kompensim për qytetarët që kanë raportuar dëme”, tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski u bëri thirrje qytetarëve që kanë pësuar dëme t’i raportojnë ato, në mënyrë që një komision të dalë në terren për t’i vlerësuar dhe “ne, si Qeveri, të marrim një specifikim të dëmeve për të ofruar kompensim”.

Related posts

Pas urdhër arrestit, Rusia fut Yulia Navalnayan në listën e ekstremistëve dhe terroristëve

admin

SHBA-ja përsëri i hedh poshtë pretendimet ruse se Ukraina u përfshi në sulmin e Moskës

admin

Numri i viktimave në Gaza nga lufta izraelite rritet në 73,333

Hevzi