RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Më shumë se 120 milionerë britanikë i kërkojnë kryeministrit të ri: “Na taksoni, jemi krenarë të paguajmë”

me-shume-se-120-milionere-britanike-i-kerkojne-kryeministrit-te-ri:-“na-taksoni,-jemi-krenare-te-paguajme”

Më shumë se 120 britanikë të pasur, përfshirë ish-futbollistin Gary Lineker dhe producentin muzikor Brian Eno, i kanë kërkuar kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, të vendosë taksa më të larta për shtresat më të pasura të vendit, duke argumentuar se ata duhet të kontribuojnë më shumë në luftën kundër pabarazisë dhe në investimet për shërbimet publike, transmeton Anadolu.

Në një letër të hapur të organizuar nga grupi Patriotic Millionaires, nënshkruesit thanë:

“Ne mund ta përballojmë atë. Nuk po flasim për taksa më të larta ndaj atyre që ngrihen dhe shkojnë në punë çdo ditë për të siguruar të ardhurat e tyre, por për më të pasurit, të ardhurat e të cilëve burojnë nga pasuria që zotërojnë”, tha grupi.

Grupi i fushatës mbështet një taksë vjetore prej 2 për qind mbi pasurinë mbi 10 milionë paund (13.3 milionë dollarë), duke e përshkruar atë si një mënyrë për të krijuar një shoqëri më të drejtë dhe për të financuar investimet në të gjithë vendin.

“Milonerët janë një grup patriotësh/ Ne e duam këtë vend dhe duam që ai të ketë sukses. Por suksesi kërkon investime dhe një burim kryesor i kapitalit të paprekur për investime ndodhet tek ne, në formën e potencialit të pataksuar”, thuhet në letër.

Ndër nënshkruesit e tjerë janë regjisori i filmave Richard Curtis, ish-drejtori menaxhues i kompanisë Greggs, Ian Gregg, shkrimtarja e romaneve kriminalistike Val McDermid dhe aktivisti për barazinë Gary Stevenson.

Sekretarja kryesore e Thesarit, Emma Reynolds, i tha televizionit Sky News se mirëpret gatishmërinë e të pasurve për të kontribuar më shumë, por theksoi se çdo reformë e rëndësishme tatimore do të shpallet në një buxhet të ardhshëm qeveritar.

“Mirëpres faktin që njerëzit me mundësi të mëdha financiare po thonë se duan të paguajnë më shumë. Ata mund të paguajnë më shumë”, tha ajo, duke iu referuar skemës vullnetare të donacioneve të Thesarit.

Brian Eno argumentoi në BBC Radio Lincolnshire se sistemi tatimor është “shumë bujar ndaj njerëzve të pasur”.

“Nëse je i pasur, nuk paguan shumë taksa, por punëson një grup kontabilistësh të zgjuar që në një farë mënyre të ndihmojnë t’u shmangesh atyre”, tha ai.

Ai hodhi poshtë pretendimet se taksat më të larta do të shkaktonin një largim masiv të njerëzve të pasur.

“Sigurisht që disa njerëz do të largohen”, tha ai, por argumentoi se shumica qëndrojnë sepse vlerësojnë shërbimet e forta publike dhe nuk duan të shohin varfëri të përhapur.

Related posts

Ministri i jashtëm Hoxha: Shqipëria mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës

Hevzi

Turqia, një “grusht” Izraelit dhe një “tërheqje veshi” Iranit

admin

“Izraeli synon të konfiskojë 1.8 milionë metra katror tokë në Bregun Perëndimor të pushtuar”

admin