RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grindje të krishterësh në parlament

grindje-te-krishteresh-ne-parlament

Ç’tha ortodoksi Vengu që nxehu keq katolikun Gjekmarkaj

Pirro Vengu, një ortodoks, si dhe Agron Gjemarkaj, një katolik, janë përplasur me njëri tjetrin pikërisht në kontekst fetar. Më shumë Gjekmarkaj, i cili ka marrë jangllësh një dekaratë të Vengut, duke shpallur më pas se katolikët në Shqipëri, siç ai, janë urë e Shqipërisë me Europën, një pretendim tejet i diskutueshëm ky.

Po diskutohej reforma territoriale, kur Vengu hodhi kritikat mbi një Gjekmarkajn në lidhje me një kriter që ky i fundit e kërkonte në reformë: fenë.

“Zoti Gjekmarkaj na mësoi herën e kaluar që në kriteret e Reformës Territoriale duhet të mendonim edhe kriterin fetar. Ju ftoj të distancoheni nga këto promovime”.

Dhe kaq është dashur që Gjekmarkaj të shpërthente si i lënduar në identitetin e tij fetar.

“Unë kurrë, kurrë, kurrë nuk kam nxitur urrejtje, kurrë nuk kam nxitur urrejtje fetare, unë kam thënë që Mirdita krahina më e madhe Shqiptare është copëtuar në pesë rrethe si Shqipëria në Ballkan, kam thënë që katolicizmi është vlerë universale. Unë jam krenar për katolicizmin shqiptar.

Unë do të citoj këtu, por ti je injorant, Eqerem Çabejin dhe Ismail Kadarenë. Ti se ke lexuar ‘Shqipëria mes Lindjes dhe Perendimit’, ti se ke lexuar ‘Identiteti Europian Shqiptar’ i cili thotë: Katolicizmi është ura e pandërprerë me Europën. Ku ka këtu përçarje fetare? Kërko falje, turp të kesh?”, deklaron Gjekmarkaj. /tesheshi

Related posts

“Qëndrimi ynë s’ka ndryshuar”, BE vijon paralajmërimet për urën e Ibrit: Veprimet e njëanshme të shmangen, Kosova duhet të dëgjojë aleatët

admin

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

admin

Kurti: Pavarësia jonë u arrit përmes luftës dhe sakrificës

admin