RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indi, ministri i Arsimit jep dorëheqjen mes protestave për rrjedhjen e testeve të provimeve

indi,-ministri-i-arsimit-jep-doreheqjen-mes-protestave-per-rrjedhjen-e-testeve-te-provimeve

Ministri indian i Arsimit, Dharmendra Pradhan, ka dhënë dorëheqjen pas ditësh protestash në mbarë vendin, në të cilat kërkohej largimi i tij për shkak të dyshimeve për rrjedhje të testeve të provimeve dhe parregullsi në sistemin arsimor të vendit, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Pradhan tha se ngjarjet e 10 ditëve të fundit e kanë trishtuar dhe se kjo “nuk është çështje prestigji personal për mua”.

“Uniteti i kombit duhet të mbetet i paprekur. E ardhmja e asnjë studenti në Indi nuk duhet të përfshihet në ndërlikime ligjore. Fëmijët tanë duhet t’ia kushtojnë kohën studimeve dhe të përqendrohen në ndërtimin e karrierës së tyre”, tha ai.

“Duke marrë parasysh të gjitha këto, ia kam paraqitur dorëheqjen time të nderuarit kryeministër”, shtoi ai.

Protestat po udhëhiqen nga Partia Janta e Buburrecave, një lëvizje e krijuar së fundmi që u shfaq si reagim ndaj komenteve të diskutueshme të kryetarit të Gjykatës Supreme të vendit, i cili i krahasoi të rinjtë e papunë me buburrecat.

Këtë javë, policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj për të shpërndarë protestuesit që po përpiqeshin të arrinin në parlament.

Related posts

Policia bullgare gjeti 18 emigrantë të vdekur në një kamion të braktisur, mbijetojnë 28 të tjerë

admin

Turqi, rritet në 44.218 numri i të vdekurve nga tërmetet e 6 shkurtit

Muhamet Ramadani

Scholz paralajmëron gjermanët për “probleme të mëdha ekonomike”

admin