Qendra e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) ka njoftuar se një predhë e paidentifikuar ra pranë një cisternë në pjesën jugore të Detit të Kuq dhe dhe se ekuipazhi i saj janë të sigurt, transmeton Anadolu.
UKMTO tha se cisterna raportoi se kishte parë “një spërkatje të shkaktuar nga një predhë e panjohur në afërsi të anijes”.
Sipas agjencisë, nuk është raportuar për të lënduar apo dëmtime të anijes, ndërsa ndikimi i mundshëm në mjedis mbetet i pakonfirmuar.
UKMTO u këshilloi anijeve që lundrojnë në këtë zonë të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për incidentin.
Incidenti vjen në një kohë kur tensionet mes Arabisë Saudite dhe Huthive në Jemen janë përshkallëzuar, pasi grupi kërcënoi se do të ndalojë transportin detar të lidhur me Arabinë Saudite në Detin e Kuq dhe në Ngushticën Bab al-Mandab.
Të hënën, Huthit njoftuan një ndalim të lundrimit detar drejt Arabisë Saudite, duke bërë që koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite të zotohej për një përgjigje “të vendosur dhe të fuqishme” dhe të niste masa për mbrojtjen e anijeve që lundrojnë përmes Ngushticës Bab al-Mandab.

