RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sanders: SHBA është “bashkëfajtore për gjithçka që po ndodh në Gaza”

sanders:-shba-eshte-“bashkefajtore-per-gjithcka-qe-po-ndodh-ne-gaza”

Senatori amerikan Bernie Sanders ka dënuar vazhdimin e vuajtjeve të palestinezëve në Gaza, pavarësisht armëpushimit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë “bashkëfajtore për gjithçka që po ndodh në Gaza”.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Sanders tha se SHBA-ja ka dërguar dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake për qeverinë izraelite, të cilën ai e akuzoi për shkelje të vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare.

Senatori nga Vermonti tha gjithashtu se veprimet ushtarake izraelite në Gaza kanë vazhduar edhe pas vendosjes së armëpushimit. Sipas tij, Izraeli kontrollon rreth 70 për qind të territorit të Gazës dhe ka ndërtuar dhjetëra pika ushtarake brenda territorit që nga fillimi i armëpushimit.

Sanders theksoi se gjithnjë e më shumë amerikanë, përfshirë demokratë, republikanë dhe të pavarur, po kërkojnë ndalimin e ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin.

“Kongresi duhet të dëgjojë popullin amerikan. JO MË NDIHMË USHTARAKE AMERIKANE PËR IZRAELIN”, përfundoi Sanders. /mesazhi

Related posts

Krimi në një dasmë, kush është polici që ekzekutoi me armë xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit

admin

Paralajmërimi i OKB: Dhjetëra milionë njerëz rrezikojnë të përballen me urinë nëse konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon

admin

Guterres falënderon Emine Erdoğan lidhur me përpjekjet për iniciativën “Zero mbetje”

admin