RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti sirian: Siria po kërkon marrëveshje sigurie me Izraelin

presidenti-sirian:-siria-po-kerkon-marreveshje-sigurie-me-izraelin

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë se Damasku po punon aktivisht për arritjen e një marrëveshjeje sigurie me Izraelin, me pjesëmarrjen e disa vendeve.

Në një intervistë ekskluzive për Al Jazeera, al-Sharaa tha se shpreson që një marrëveshje e tillë të shërbejë si hap drejt një paqeje gjithëpërfshirëse. Ai theksoi se marrëveshja nuk do të cenonte të drejtën e Sirisë mbi Lartësitë e Golanit, të pushtuara nga Izraeli që nga viti 1973.

Al-Sharaa tha se Siria po shmang përplasjet me Izraelin dhe se një marrëveshje sigurie mund të hapë rrugën për një zgjidhje më të gjerë të krizës. Deklaratat vijnë pas inkursioneve dhe sulmeve të përsëritura izraelite në jug të Sirisë.

Duke folur për Libanin, presidenti sirian tha se Damasku nuk ka ndërmend të ndërhyjë ushtarakisht në vendin fqinj. Ai shprehu mbështetje për forcimin e rolit të shtetit libanez dhe për përqendrimin e vendimeve për luftën dhe paqen vetëm në duart e autoriteteve të Libanit.

Al-Sharaa paralajmëroi gjithashtu se çdo destabilizim i mëtejshëm i Libanit do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për Sirinë dhe rajonin.

Sa i përket situatës së brendshme, ai tha se heqja e sanksioneve ekonomike ndaj Sirisë nuk do të ishte e mjaftueshme nëse vendi nuk hiqet edhe nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit.

Presidenti sirian pranoi se ka vonesa në zbatimin e marrëveshjes me Forcat Demokratike Siriane (SDF), por tha se qeveria mbetet e përkushtuar ndaj saj.

Ai njoftoi gjithashtu krijimin e një komiteti të posaçëm për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Siri, nga viti 2011 deri në vitin 2024. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 100 mijë persona janë zhdukur me forcë gjatë konfliktit, ndërsa Komisioni Kombëtar Sirian për Personat e Zhdukur vlerëson se numri mund të arrijë deri në 300 mijë. /mesazhi

Related posts

Bulliqi: Kemi angazhuar policë civilë nëpër shkolla

Muhamet Ramadani

Osmani pjesë e Samitit të Kopenhagës për Demokraci

admin

Zelensky premton përgjigje ndaj sulmeve ruse: Krimet kundër njerëzimit nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar

admin