RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk dhe ai gjeorgjian diskutojnë hetimin për rrëzimin e avionit ushtarak turk

presidenti-turk-dhe-ai-gjeorgjian-diskutojne-hetimin-per-rrezimin-e-avionit-ushtarak-turk

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij gjeorgjian, Mikheil Kavelashvili, kanë diskutuar hetimin për rrëzimin e një avioni ushtarak turk të mallrave dhe zhvillimet e fundit, transmeton Anadolu.

Gjatë një telefonate, siç njofton Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, Erdogan shprehu mirënjohjen e Ankarasë ndaj Tbilisit për bashkëpunimin e saj.

Kavelashvili, nga ana e tij, i shprehu ngushëllimet e tij Ankarasë për humbjen e jetës së ushtarëve turq në aksident.

Dje, një avion ushtarak turk i mallrave C-130, që udhëtonte nga Azerbajxhani, u rrëzua në Gjeorgji.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, avioni mbante 20 persona, përfshirë ekuipazhin e fluturimit.

Related posts

Avioni i parë me municione ‘të avancuara’ amerikane ateron në Izrael

Muhamet Ramadani

Uashingtoni përgatitet t’i dërgojë Kievit sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore Patriot

admin

FOTO/ Ky është personi që dyshohet se qëlloi mbi ish-Presidentin Donald Trump! Reagon edhe FBI

admin