RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së, në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur

kurti-emeron-nje-ish-ushtar-te-uck-se,-ne-krye-te-komisionit-per-persona-te-zhdukur

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Agron Limanin si kryesues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

“Me Agronin njihemi prej më shumë se dy dekadash dhe bashkë kemi organizuar aksione në kërkim të drejtësisë, sikur ai i vitit 2004 para zyrave të UNMIK-ut kur publikuam listën me emrat e 56 kriminelëve të dyshuar për masakrën e Krushës së Vogël, aksion për të cilin ai ishte arrestuar” shkroi Kurti.

Kryeministri në detyrë njoftoi se, gjatë luftës, Limani ka qenë ushtar i UÇK-së, e ka të vrarë vëllain, ndërsa babai, axha dhe djali i axhës së tij, të tre, mbesin ende të zhdukur.

“Përkundër pengesave dhe sabotimit të vazhdueshëm nga Serbia, ne jemi të përkushtuar dhe të palëkundur në përpjekjet tona në kërkim të së vërtetës, me qëllim zbardhjen e fatit të secilit prej më të dashurve tanë të zhdukur më dhunë gjatë luftës së fundit, si dhe vënien e drejtësisë në vend” shtoi Kurti.

“Ai është bashkautor i monografisë “Fshati i Vrarë” për masakrën e Krushës së Vogël, libër i cili u ka shërbyer institucioneve të drejtësisë si dëshmi në rastin ku është dënuar Darko Tasiç. Gjatë luftës, Agroni ka qenë ushtar i UÇK-së, e ka të vrarë vëllain, ndërsa babai, axha dhe djali i axhës së tij, të tre, mbesin ende të zhdukur. Ata janë në mesin e 60 personave të pagjetur nga masakra e forcave të armatosura të Serbisë në këtë fshat. Misioni i tij në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë kishte nisur me drejtimin e Shoqatës për Hulumtimin e Personave të Rrëmbyer “26 Marsi 1999”. Me profesion është inxhinier i elektroteknikës, ndërsa ka qenë edhe drejtor i Bujqësisë në Komunën e Prizrenit”, shkroi Kurti.

Related posts

Mbi 1 mijë e 500 qytetarë serbë janë pajisur me patentë shoferë të Kosovës

admin

Në Veri janë betuar 15 këshilltarë të rinj, njëri prej të cilëve është serb

admin

Hava Maloku emër suksesi në SHBA, si arriti të bëhet shqiptarja e vetme që punon në “LinkedIn” – kompaninë me mbi 20 mijë punëtorë

admin