RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Si e zgjidhi ky vend krizën e strehimit – dhe ç’duhet të mësojë Shqipëria

si-e-zgjidhi-ky-vend-krizen-e-strehimit-–-dhe-c’duhet-te-mesoje-shqiperia

Duhet ekuilibër midis tregut dhe ndërhyrjes shtetërore

Për vite me radhë, Gjermania është përballur me një krizë serioze të banesave. Në të gjithë vendin nevojitet një milion shtëpi të reja, sipas vlerësimeve të ekspertëve.

Mungesa e apartamenteve në qytetet e mëdha ka rritur presionin mbi qeverinë, sa kancelari Friedrich Merz është zotuar të krijojë një agjenci shtetërore për ndërtimin e banesave të përballueshme. Ajo do të shoqërohet nga një ligj që ndalon planet e Berlinit për t’i kthyer pronat private me qira në banesa publike.

Ndërtimi i banesave të reja ka qenë i ndalur për vite. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, 206.600 shtëpi u ndërtuan në vitin 2025, numri më i ulët që nga viti 2012. Këtë vit, ky numër pritet të bjerë në 185.000.

Kjo mungesë, e shoqëruar me rritjen e popullsisë në qytetet e mëdha, ka çuar në rritjen e qirave. Lufta me Iranin ka rritur kostot e ndërtimit dhe normat e interesit.

“Perspektiva për ndërtimin e banesave ishte përmirësuar pak para shkurtit. Por lufta me Iranin dhe rritja e inflacionit do të ndërlikojnë jetën e zhvilluesve,” thotë specialisti Ludëig Dorffmeister. Për më tepër, politikanët kanë rënduar ndërtimin me rregullore të reja, si standardet e izolimit.

E gjitha kjo ka krijuar një çekuilibër midis ofertës dhe kërkesës, duke bërë që qiratë të rriten në një vend ku më shumë se 53 për qind e shtëpive janë me qira – norma më e lartë në BE. Në qytete si Berlini, kjo përqindje është mbi 80 për qind.

“Atyre u mungojnë parcela për të ndërtuar dhe procesi i marrjes së lejeve është i gjatë,” thotë Dorffmeister. Ministrja e Banesave prezantoi një plan veprimi për uljen e kostove, duke thjeshtuar mbështetjen për zhvilluesit dhe përshpejtuar planifikimin në maksimum dy vjet (aktualisht rreth 27 muaj).

Por Instituti DIW dyshon se sa efekt mund të ketë një agjenci e re, duke kujtuar se tashmë ka shumë kompani rajonale për këtë qëllim. Qeveria ka njoftuar se do të ndalojë shtetëzimin e banesave private me qira, për të mos rrezikuar ndërtimin privat.

Kjo masë do të ndalonte shpronësimin e Deutsche Wohnen & Co në Berlin. “Ne duam të ndërtojmë, jo të shpronësojmë,” thotë zv/kancelari Lars Klingbeil. Në vitin 2021, berlinezët votuan përmes referendumit në favor të kalimit të banesave të kompanive të mëdha në pronësi publike.

Por ligji i miratuar ende nuk është zbatuar. Partia e Majtë dhe të Gjelbrit kanë premtuar ta bëjnë këtë, nëse fitojnë zgjedhjet rajonale. Kërkimi i një apartamenti në Berlin është bërë një detyrë titanike. Dorothee, një grua që kërkoi shtëpi për një vit, kujton se reklamat hiqeshin brenda minutash dhe në shikimet e apartamenteve kaq shumë njerëz.

“Kishte shumë pak oferta me çmime të përballueshme,” thotë ajo, duke kritikuar gjithashtu ndërtimin e shumë zyrave në zonat qendrore.

Qeveria ka paraqitur një iniciativë për të bërë kufizimet e qirave më efektive, duke vendosur një kufi rritjeje prej 10 për qind në kontratat e reja. Por Dorffmeister paralajmëron: “Kjo çon në më pak ndërtim dhe krijon një mungesë edhe më të madhe.”

Në qershor, qeveria rajonale e Berlinit miratoi një regjistër të pronarëve, një bazë të dhënash dixhitale që liston 1.8 milionë prona me qira dhe përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar spekulimet. Një analizë e 7.700 reklamave zbuloi se 46 për qind e tyre nxitën dyshime për shkelje të ligjit.

Ç’mund të mësojë Shqipëria? Mungesa e banesave dhe rritja e çmimeve janë dukuri globale. Por Gjermania tregon se zgjidhjet kërkojnë ndërhyrje të koordinuara – nga lehtësimi i burokracisë deri te mbrojtja e qiramarrësve.

Rregullat e reja pa nxitur ndërtimin, ose shtetëzimi pa garantuar investime, mund të kenë efektin e kundërt. Atëherë mësimi kryesor është: kriza e strehimit kërkon ekuilibër midis tregut dhe ndërhyrjes shtetërore. tesheshi

Related posts

Përfundon heqja e mbetjeve të avionit pas rrëzimit në Ankara që rezultoi me vdekjen e delegacionit ushtarak libian

Muhamet Ramadani

Përfundon afati i dytë i provimit të maturës shtetërore, rezultatet publikohen më 7 shtator

admin

Maroku është çerek-finalisti i parë i Botërorit 2026

admin