Valë protestash Nga Poliçani në Klos, banorët mbushin rrugët e qyteteve
Ato qytetet bashkitë e të cilave do të shkrihen nga reforma e re territoriale, plot pikëpyetje dhe që vjen gjithashtu nga një reformë e dështuar e 2015-ës, janë ngritur në protesta duke kundërshtuar atë që pushteti po vendos ndaj tyre. Shumica janë bashki socialiste, por po ndodh që krerët e tyre po tregohen deri diku dinjitozë duke zgjedhur të jenë krah njerëzve dhe jo të nënshtruar ndaj partisë.
Shkëndija u dha në Poliçan, me djegien masive të teserave të PS-së, si dhe dorëheqjen e kreut lokal të PS-së, por kryetari vetë nuk u shfaq në reagimin rebelues.
Ndërsa në Libohovë e Divjakë, krerët bashkiakë u shfaqën publikisht kundër partisë që përfaqësojnë.
Në protesta kanë marrë pjesë dhe administratat bashkiake.
Ndërkohë, në sqarimet për median që emri socialist i kësaj reforme të re dha, Arbian Mazniku, u maftua në terma të përgjithshëm dhe me mangësi në referenca nga vende të afërta me ne apo më saktë në Ballkan dhe Europë ku ndarje të ngjashme kanë prodhuar sukses. /tesheshi

