RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Situatë kaotike në kufitin Kroaci-Mal të Zi, kolonë makinash prej 20 kilometrash

situate-kaotike-ne-kufitin-kroaci-mal-te-zi,-kolone-makinash-prej-20-kilometrash

Një situatë kaotike është krijuar në jug të Kroacisë, në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ku mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar në kolona kilometrike. Radha e automjeteve në zonën e Çilipit ka kaluar 20 kilometra, ndërsa pritjet në pikat kufitare Debeli Brijeg dhe Konfin arrijnë deri në 10 orë.

Përballë trafikut të rënduar dhe temperaturave të larta, banorët e Konavles kanë hapur dyert e shtëpive për udhëtarët, duke u ofruar ujë dhe mundësi për të përdorur tualetet. Në terren raportohet edhe për raste kur disa persona kanë deklaruar se kanë pritur deri në 28 orë.

Bllokimi është shkaktuar nga fluksi i madh i automjeteve drejt Malit të Zi, kontrollet kufitare dhe kapacitetet e kufizuara të pikave të kalimit. Trafiku ka paralizuar edhe rrugët lokale, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të zonës.

Kryetari i Komunës së Konavles, Bozho Lasiç, e ka cilësuar situatën të papërballueshme dhe ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet. Ndërkohë, autoritetet kanë vendosur furnizim me ujë të pijshëm dhe kanë aktivizuar strukturat e emergjencës për të ndihmuar udhëtarët deri në normalizimin e situatës.

Related posts

Zelensky: Iluzion të besohet se ndarja e Ukrainës mund ta ndalë luftën

RTI

Myftiu Tërnava vizitoi Ambasadën e Kosovës në Holandë

admin

Von der Leyen: KE dëshiron të kufizojë të ardhurat e kompanive që përfitojnë nga kriza energjitike

admin