RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bennett: Katari është aktualisht armik më i rrezikshëm për Izraelin se Irani

bennett:-katari-eshte-aktualisht-armik-me-i-rrezikshem-per-izraelin-se-irani

Ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett ka deklaruar se Katari është sot një kërcënim më i madh për Izraelin sesa Irani, duke premtuar se nëse partia e tij vjen në pushtet do ta shpallë Dohën shtet armik.

Në një intervistë për televizionin izraelit Channel 12, Bennett tha se ndryshimi mes Iranit dhe Katarit është se kërcënimi iranian është i hapur, ndërsa Katari, sipas tij, vepron në mënyrë më të fshehtë.

“Me Iranin, të gjithë e dinë se ai thotë: ‘Ne do ta shkatërrojmë Izraelin’. Por Katari ka financuar terroristët e Nukhba-s më 7 tetor 2023, kontrollon Al Jazeera-n dhe ushtron ndikim në vende të rëndësishme, përfshirë universitete amerikane dhe zyrën e kryeministrit të Izraelit”, tha Bennett.

Deklaratat e tij lidhen edhe me të ashtuquajturin skandalin “Qatargate”, ku disa ish-dhe aktualë zyrtarë pranë kryeministrit Benjamin Netanyahu janë akuzuar se kanë marrë para për të zhvilluar një fushatë që paraqiste Katarin në mënyrë pozitive pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023. Hetimet vazhdojnë dhe akuzat janë mohuar nga personat e përfshirë.

Bennett akuzoi Katarin se “vepron kundër Izraelit dhe e dëmton atë nga brenda”, duke kritikuar faktin që vendi i Gjirit nuk është i përcaktuar ligjërisht si shtet armik nga Izraeli.

Ai tha se “misioni i jetës së tij” është të zëvendësojë qeverinë aktuale izraelite dhe të ndryshojë qasjen e vendit ndaj kërcënimeve të sigurisë. /mesazhi

Related posts

A ka planifikuar Vladimir Putin të telefonojë Trumpin pas atentatit ndaj këtij të fundit?Ja si përgjigjet Kremlini

admin

SHBA-ja informon ndërmjetësuesit se faza e dytë e marrëveshjes për Gazën do të fillojë në janar

admin

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë paralajmëron: Nëse Ukraina do të humbasë luftën, ky do të jetë shteti i radhës që do pushtohet

admin