RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia: Sulmet e fundit të Izraelit në Gaza vërtetojnë se Netanyahu nuk do paqe

turqia:-sulmet-e-fundit-te-izraelit-ne-gaza-vertetojne-se-netanyahu-nuk-do-paqe

Turqia tha të dielën vonë se sulmet e fundit të Izraelit në Gaza kanë treguar edhe një herë se qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka ndërmend të bëjë paqe me palestinezët, transmeton Anadolu.

“Objektivi i vetëm i Netanyahut është të zhvendosë palestinezët nga atdheu i tyre dhe të parandalojë vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë në faqen e saj zyrtare.

Gjithashtu në deklaratën e ministrisë thuhet se Netanyahu vazhdon të ndërmarrë hapa që minojnë ekuilibrin e brishtë rajonal dhe sabotojnë përpjekjet e ndërmjetësimit të udhëhequra nga vendet, veçanërisht nga SHBA-ja.

“Është bërë e domosdoshme për komunitetin ndërkombëtar që të marrë një qëndrim më të vendosur, konsistent dhe më të fortë kundër qasjes ekspansioniste dhe militariste të Netanyahut, i cili synon ta kthejë të gjithë Lindjen e Mesme në një zonë konflikti”, thuhet në deklaratë.

Duke u bërë thirrje të gjitha vendeve që mbështesin paqen dhe prosperitetin për Palestinën dhe rajonin më gjerë, ministria i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të veprojë me një ndjenjë të përbashkët përgjegjësie dhe të mbështesë ligjin ndërkombëtar dhe vlerat humanitare.

Related posts

Liderët e G7 zotohen pas takimit: Putin do të mbajë përgjegjësi për sulmet në Ukrainë

admin

Republikania e Teksasit nis fushatën: “Do të dëbojmë çdo musliman!”

Muhamet Ramadani

Shqipëria zgjedh të armatoset nga gjenocidistë

RTI