RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria: Dejan Pantiqi u dërgua në arrest shtëpiak për shkak të aspektit human, i njëjti kishte probleme shëndetësore

prokuroria:-dejan-pantiqi-u-dergua-ne-arrest-shtepiak-per-shkak-te-aspektit-human,-i-njejti-kishte-probleme-shendetesore

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në bazë të kërkesës së kësaj prokurorie, më 12.12.2022, Gjykata Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Dejan Pantiq, ka caktuar masën e paraburgimit për veprën penale “Sulm terrorist”.

Në njoftim thuhet se edhe pse kundër të pandehurit ka ekzistuar vendim për caktim të paraburgimit, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, i njëjti asnjëherë nuk u dërgua në paraburgim ashtu siç kërkohet me ligj.

“Pas vizitave të ekipeve mjekësore të EULEX-it, të cilët kanë konstatuar gjendje jo të mirë shëndetësore për të pandehurin, ata kanë rekomanduar trajtim në një qendër spitalore, megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka shtuar se “duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasiqë i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzoj të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit”.

Related posts

Qeveria Kurti merr vendim për familjet që s’kanë asnjë të punësuar, kërkohet ndihma nga bizneset

admin

Erdoğan takohet me emirin e Katarit në Astana

Muhamet Ramadani

Përmbytjet në Greqi, dëmet e shkaktuara vlerësohen deri në 5 miliardë euro

admin