RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libanezët e thjeshtë masakrohen, elitat flirtojnë vazhdimisht me sionistët

libanezet-e-thjeshte-masakrohen,-elitat-flirtojne-vazhdimisht-me-sionistet

Nga marrëdhëniet e fshehta para krijimit të Izraelit te përpjekjet e reja për “normalizim”

Një darkë e zhvilluar javës që shkoi mes bankierit libanez Antoun Sehnaoui dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka rikthyer në qendër të debatit marrëdhëniet e diskutueshme mes disa elitave libaneze dhe Izraelit.

Sipas Middle East Eye, kjo ngjarje nuk është një episod i izoluar, por pjesë e një procesi më të gjatë të afrimit të disa figurave politike dhe ekonomike libaneze me qarqet sioniste.

Gjatë vizitës së tij në Uashington, presidenti libanez Joseph Aoun bëri thirrje për përfundimin “përgjithmonë” të gjendjes së armiqësisë me Izraelin.

Middle East Eye, thekson se kjo qasje pasqyron një ndryshim të rëndësishëm në diskursin politik libanez, ku sovraniteti po lidhet gjithnjë e më shumë me çarmatimin e aktorëve jo-shtetërorë, ndërsa më pak me çështjen e pushtimit izraelit.

Në këtë klimë, Antoun Sehnaoui është shndërruar në një nga figurat më aktive të promovimit të normalizimit. Bankieri dhe producenti i filmave organizoi një darkë ku morën pjesë Netanyahu dhe familja e tij, në nderim të senatorit amerikan Lindsey Graham, një mbështetës i fortë i Izraelit.

Middle East Eye shkruan se ky takim ishte kulmi i përpjekjeve të vazhdueshme të Sehnaoui për të krijuar lidhje me qarqet pro-izraelite.

Sehnaoui, i cili u largua drejt Shteteve të Bashkuara pas përfshirjes në një incident me armë dhe akuzave për pastrim parash gjatë krizës financiare libaneze, është përfshirë më pas në financimin e projekteve kulturore izraelite dhe në promovimin e narrativave të normalizimit.

Partnerja e tij, ish-e dërguara amerikane në Liban Morgan Ortagus, e ka përshkruar atë si një person “të trajnuar për të mbështetur shtetin e Izraelit” dhe ka folur për një traditë familjare të afërsisë me sionizmin.

Por, sipas Middle East Eye, historia e kontakteve mes elitave libaneze dhe lëvizjes sioniste është shumë më e vjetër dhe shkon përtej familjes Sehnaoui.

Ajo daton që para krijimit të Izraelit dhe pavarësisë së Libanit, duke përfshirë figura politike, familje të mëdha pronarësh dhe institucione fetare.

Gjatë periudhës së protektoratit francez, udhëheqësit sionistë kërkuan aleanca me elitat maronite, duke i parë ato si një forcë kyçe politike në Liban. Ata mbështetën disa gazeta në Bejrut dhe krijuan kontakte me figura si presidenti i mandatit Emile Edde dhe patriarku maronit Antoine Arida.

Raportet sioniste të kohës pretendojnë se Edde ishte i gatshëm të shqyrtonte vendosjen e mijëra hebrenjve në zonën Saida-Tyr. Në vitin 1946, Agjencia Hebraike dhe Kisha Maronite thuhet se nënshkruan një marrëveshje sekrete që pranonte të drejtën e kolonizimit hebre dhe krijimit të një shteti në Palestinë.

Marrëdhëniet nuk ishin vetëm politike. Middle East Eye thekson se interesat ekonomike shtynë gjithashtu drejt kontakteve me familje të mëdha libaneze, përfshirë disa prej familjeve pronare që shitën toka te organizatat sioniste.

Një interes tjetër madhor ishte kontrolli i burimeve ujore, veçanërisht lumit Litani dhe zonave pranë malit Hermon. Megjithatë, afrimi me Izraelin nuk i mbrojti gjithmonë elitat libaneze nga veprimet izraelite.

Gjatë luftës së vitit 1948, marrëdhëniet u tensionuan, ndërsa Izraeli dyshohet se kishte planifikuar eliminimin e kryeministrit Riad Al-Solh për shkak të rolit të tij në mobilizimin arab kundër krijimit të shtetit hebre.

Pas vitit 1975, lufta civile libaneze nxori në pah lidhjet mes Izraelit dhe forcave të djathta libaneze, veçanërisht milicive të lidhura me jugun e vendit dhe Partinë Falanxhiste.

Kulmi i ndikimit izraelit erdhi pas pushtimit të vitit 1982 dhe marrëveshjes së 17 majit, e cila parashikonte paqe mes dy vendeve, por që nuk u zbatua pas rezistencës së armatosur.

Sot, përpjekjet për normalizim janë rikthyer në një realitet të ri rajonal. Ndryshe nga vitet ’80, kur shumica e vendeve arabe kundërshtonin marrëdhëniet me Izraelin, sot disa shtete arabe kanë vendosur lidhje zyrtare ose të fshehta me Tel Avivin.

Megjithatë, rezistenca e armatosur në Liban, dobësia e shtetit qendror dhe kundërshtimi i një pjese të opinionit publik vazhdojnë ta pengojnë këtë proces. tesheshi

Related posts

Hunter Biden u shpall fajtor, reagon presidenti i SHBA: Jam krenar për djalin tim! Respektoj vendimin e gjykatës, por…

admin

Ushtarët moldavë nisen për në Kosovë, i bashkohen një misioni të KFOR-it

Kushtrim Guraj

Dragisha Milenkoviq pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje, deklarohet i pafajshëm për krime lufte në Kosovë

admin