RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, zjarr masiv në Riban të Mallakastrës, evakuohen 15 familje

shqiperi,-zjarr-masiv-ne-riban-te-mallakastres,-evakuohen-15-familje

Policia e Shqipërisë ka evakuuar 15 familje pasi një zjarr masiv ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke në fshatin Riban të Mallakastrës, raporton Anadolu.

Policia e Fierit, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave dhe zjarrfikësit, vijon operacionin për përballimin e një zjarri masiv që ka përfshirë rajonin e Mallakastrës.

Për shkak të përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara, shërbimet e Policisë kanë evakuuar 15 familje, si dhe bagëtitë, me qëllim garantimin e sigurisë së banorëve.

Operacioni për shuarjen e zjarrit mbështetet nga ajri nga një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes dhe një avion Canadair.

Forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, ndërsa vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e prekur nga flakët.

Ndërkohë, një grup hetimor punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.

Policia, gjithashtu ka apeluar qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për qëllime të tjera dhe të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje.

Related posts

Komisioni Evropian aktivizon shërbimin e hartës satelitore për të ndihmuar në kërkimin e presidentit iranian, ende asnjë shenjë për fatin e Raisit

admin

Egjipti i kërkon SHBA-së të përshpejtojë vendosjen e forcës stabilizuese në Gaza

Muhamet Ramadani

Nga 1 shtatori qytetarët lejohen të kalojnë nëpër Austri me patentë shoferë të Kosovës

Muhamet Ramadani