Kongresisti amerikan Andy Ogles humbi zgjedhjet paraprake republikane në Tennessee të enjten ndaj sfiduesit Charlie Hatcher pavarësisht se mori miratimin e presidentit Donald Trump, në një humbje të rrallë zgjedhore për një kandidat të mbështetur nga Trumpi, transmeton Anadolu.
Associated Press shpalli fitues Hatcherin me 53.3 për qind të votave ndaj Oglesit me 46.8 për qind nga 95 për qind të zonave të raportuara.
Hatcheri, ish-komisioneri i bujqësisë në Tennessee, do të përballet me demokratin Chaz Molder, i cili fitoi zgjedhjet paraprake me 40.9 për qind të votave.
Zgjedhjet paraprake në Tennessee shënuan provën e parë të një harte të Kongresit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të konfiguruar rishtazi, të rivizatuar në maj nga ligjvënësit e shtetit republikanë pasi Gjykata e Lartë dobësoi mbrojtjen federale të Ligjit për të Drejtat e Votimit për votuesit e pakicave.
Republikanët mbajnë tetë nga nëntë vendet e Kongresit në Tennessee dhe po kërkojnë të fitojnë të vendin e nëntë në zgjedhjet afatmesme të nëntorit.
Humbja e Oglesit shkaktoi polemika mbi një postim në rrjetet sociale i kritikuar si islamofobik nga grupet mbrojtëse muslimane amerikane dhe ligjvënësit demokratë.
“Muslimanët nuk i përkasin shoqërisë amerikane. Pluralizmi është një gënjeshtër”, shkroi Ogles në X.
Osama Jamal, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Organizatave Muslimane të SHBA-së, dënoi vërejtjet.
“Urrejtja dhe diskriminimi ndaj njëri-tjetrit nuk kanë vend në Amerikë”, tha Jamal.
Ndonëse Hatcheri nuk mori miratimin e Trumpit, ai u mbështet nga guvernatori i Tennessee-t, Bill Lee dhe bëri fushatë si kandidat pro Trumpit.

