RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siri, dy të vdekur dhe 14 të plagosur pas një shpërthimi afër Damaskut

siri,-dy-te-vdekur-dhe-14-te-plagosur-pas-nje-shperthimi-afer-damaskut

Dy persona mbetën të vrarë ndërsa 14 të tjerë u plagosën, pasi një bombë shpërtheu të enjten në një minibus pasagjerësh në qytetin sirian Jaramana, afër Damaskut, tha sot Ministria e Brendshme siriane, transmeton Anadolu.

“Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike”, tha ministria në Telegram, duke shtuar se ekipet e saj po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e “bombës kriminale”.

Ministria u bëri thirrje të gjithëve “të shmangin përfshirjen në përpjekjet për të shkaktuar mosmarrëveshje ose për të minuar paqen civile”.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Related posts

Policia e Kosovës dhe KFOR-i me ushtrim të përbashkët në veri

Muhamet Ramadani

Kosovë, zgjedhja e presidentit, Kurti nis takimet me krerët e partive politike

admin

Drogë në Gaza? Po, nga Izraeli!

admin