RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani do të nënshkruajnë marrëveshje trepalëshe mbrojtëse

turqia,-arabia-saudite-dhe-pakistani-do-te-nenshkruajne-marreveshje-trepaleshe-mbrojtese

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani do të nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët trepalëshe të mbrojtjes, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burime të sigurisë, Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani do të nënshkruajnë sot një marrëveshje të përbashkët të mbrojtjes në Arabinë Saudite.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është nisur mëngjesin e sotëm për në Arabinë Saudite për një vizitë pune njëditore.

Ndërsa Pakistani punoi si ndërmjetës për t’i dhënë fund luftës SHBA-Iran, Turqia luajti rol aktiv në fushën diplomatike për të siguruar një armëpushim në Gaza.

Pakistani dhe Arabia Saudite kishin njoftuar se do të nënshkruanin një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje në vitin 2025.

Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman dhe kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif nënshkruan “Marrëveshjen e Përbashkët Strategjike të Mbrojtjes” më 17 shtator.

Related posts

VIDEO/ Rrëzohet një helikopter ushtarak në Pakistan, nuk ka të mbijetuar!

admin

Rusia paralajmëron Izraelin se dërgimi i armëve në Ukrainë do të “përshkallëzojë krizën”

admin

Ush’tria iz’raelite vendos 2 brigada ush’tarësh rezervë në veri

admin