RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, MPB-ja i heq shtetësinë e Kosovës

ndalet-ne-jarinje-nje-pjesetar-i-mup-it-serb,-mpb-ja-i-heq-shtetesine-e-kosoves

Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se personi është nga Kosova dhe se është marrë në pyetje. Sipas Policisë, marrja në pyetje nuk nënkupton domosdoshmërisht se personi do të dërgohet në mbajtje.

Ndërkohë, në një dokument të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se më 6 gusht 2026 është marrë vendim për heqjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës për Vido Gjuriqiq, i lindur më 11 shkurt 1973 në Mitrovicë.

Sipas vendimit të MPB-së, Gjuriqiq ka qenë shtetas i Kosovës dhe njëkohësisht shtetas i Republikës së Serbisë.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se Gjuriqiq “është anëtar i forcave policore të një shteti tjetër” dhe se për këtë nuk ka marrë pëlqimin e organit kompetent.

Sipas MPB-së, një veprim i tillë lidhet me veprimtari që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Related posts

Debati për gjuhën shqipe në RMV/ Pas protestës së studentëve, deputetët shqiptarë përplasen edhe në Kuvend

Hevzi

Orban: Jemi në kontakt me Turqinë lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO

admin

Kryetari i New Yorkut takohet me presidentin Trump për të diskutuar iniciativat për strehim

Irfan Jahiu