RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bernie Sanders akuzon Trumpin për korrupsion dhe për përfshirjen e SHBA-së në luftë

bernie-sanders-akuzon-trumpin-per-korrupsion-dhe-per-perfshirjen-e-shba-se-ne-lufte

Senatori i pavarur amerikan nga Vermonti, Bernie Sanders, ka akuzuar presidentin Donald Trump për korrupsion dhe për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në një “luftë katastrofike”.

Në një intervistë për rrjetin amerikan MS NOW, Sanders e cilësoi Trumpin si “presidentin më të rrezikshëm në historinë amerikane” dhe e akuzoi për prirje autoritare.

Sipas Sanders, Trump e ka shndërruar pushtetin në një mjet për përfitime personale dhe pasurim. Ai tha se përgjegjësia e tij si senator është të kundërshtojë politikat që, sipas tij, po dëmtojnë vendin.

Sanders ka qenë një prej kritikëve më të zëshëm të politikave të Trumpit dhe më herët ka kundërshtuar edhe rifillimin e sulmeve amerikane ndaj Iranit.

“Jepini fund luftës kundër Iranit”, i kishte bërë thirrje Sanders presidentit Trump, duke paralajmëruar se lufta do të shkaktojë më shumë viktima dhe do të shpenzojë miliarda dollarë nga taksapaguesit amerikanë. /mesazhi

Related posts

Numri total i pasgoditjeve të tërmetit të Turqisë shkon në 7 mijë e 242, një ndër të fundit regjistrohet 5.8

admin

Jens Stoltenberg po largohet nga posti pas një dekade, analiza e REL: Kush do të bëhet shefi i ri i NATO-s? Ja kur pritet të merret vendimi

admin

Parlamenti i Ukrainës voton për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin për 90 ditë të tjera

RTI