Të paktën tetë persona mbetën të vdekur dhe nëntë të tjerë u plagosën në qytetin Kotamobagu të Indonezisë në provincën Sulawesi Verior, kur një makinë që merrte pjesë në një garë shpejtësie doli nga pista dhe u përplas me spektatorët, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu.
Makina u përplas me spektatorët pasi kaloi vijën e finishit gjatë ngjarjes të dielën, sipas Kompas TV.
Pas aksidentit, gara e shpejtësisë u ndërpre dhe viktimat u dërguan në spital për trajtim mjekësor.
Shoferi i makinës u mor gjithashtu në paraburgim.
Gjithsej 337 makina u regjistruan për ngjarjen.
Autoritetet po hetojnë aksidentin për të përcaktuar shkakun e saktë.

