RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jordania: Për sa kohë që palestinezët nuk janë të sigurt, as izraelitët nuk do të jenë

jordania:-per-sa-kohe-qe-palestinezet-nuk-jane-te-sigurt,-as-izraelitet-nuk-do-te-jene

Ministri i Punëve të Jashtme i Jordanisë, Ayman Safadi, theksoi se për sa kohë që palestinezët nuk janë të sigurt, as izraelitët nuk do të jenë të sigurt, transmeton Anadolu.

Në një deklaratën për kanalin Al Jazeera me qendër në Katar, ministri Safadi vuri në dukje se Jordania ndodhet në krye të vendeve që tregon përpjekje për të kundërshtuar shkeljet e Izraelit ndaj muslimanëve dhe vendeve të shenjta të të krishterëve në Kuds.

Pushtimi duhet të përfundojë tha Safadi, i cili shtoi se “Por që dhuna përfundon kur të eliminohen shkaqet. Dhuna lind dhunë. Armiqësia dhe nxitjet që Izraeli kryen kundër palestinezëve, muslimanëve, të krishterëve formon mjedis që do të shkaktojë rritjen e dhunës”.

“Nëse dëshiron paqe, Izraeli duhet të ndalë hapat e tij që eliminojnë mundësitë e paqes. Nëse dëshiron ndalimin e dhunës, ai duhet të ndalë praktikat e tij që nxisin dhunën”, deklaroi Safadi.

Duke theksuar se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ka përshkallëzuar tensionin duke sulmuar besimtarët në Xhaminë Al-Aksa, Safadi tha se Izraeli është përgjegjës për këtë si forcë pushtuese.

Pasi theksoi se hapat e njëanshëm të Izraelit eliminojnë paqen dhe shpresën dhe se konflikti nuk do të përfundojë për sa kohë që vazhdon pushtimi, Safadi deklaroi që për sa kohë që palestinezët nuk janë të sigurt, as izraelitët nuk do të jenë të sigurt.

Kryediplomati jordanez i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kalojë në veprim për eliminuar shkaqet e tensionit dhe konfliktit.

Ndërhyrja e policisë izraelite dy net njëra pas tjetrës duke përdorur forcë joproporcionale me bomba zëri, plumba plastik dhe shkopinj gome ndaj muslimanëve në Xhaminë Al-Aksa, përshkallëzoi tensionin dhe shkaktoi incidente në Kudsin Lindor.

Related posts

Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

RTI

Murati deklarohet sërish: Mësimi fillon nesër – ata që janë në grevë pezullohen nga paga

admin

FSK furnizohet me 15 kamionë të firmës gjermane, Kurti: Serbia është agresive, por nuk trembemi

admin