Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të takohet nesër me presidentin palestinez Mahmoud Abbas gjatë vizitës zyrtare të liderit palestinez në Turqi, njoftoi drejtori i Komunikimeve të Presidencës, transmeton Anadolu.
Abbas pritet të mbërrijë sot në kryeqytetin Ankara për një vizitë zyrtare treditore me ftesë të Erdoganit, tha Burhanettin Duran në platformën turke të mediave sociale NSosyal.
Gjatë takimit, Erdogan dhe Abbas do të shkëmbejnë mendime mbi zhvillimet e fundit në Palestinë, marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, shtoi Duran.

