RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Operacioni policor në veri, sekuestrohen dy vetura dhe një motor me targa të Serbisë

operacioni-policor-ne-veri,-sekuestrohen-dy-vetura-dhe-nje-motor-me-targa-te-serbise

Pas operacionit i cili u zhvillua sot në orët e hershme të mëngjesit në veri, Policia e Kosovës ka sekuestruar dy vetura luksoze Mercedes me targa të Beogradit si dhe një motor pa targa.

Siç merr vesh Telegrafi Njësia Speciale e Policisë së Kosovës së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in kanë kryer kontrolle në rrugën ku ndodhet restoranti Grey, që raportohet se është i gruas së Milan Radoiçiqit.

Ndërkaq, operacioni policor u zhvillua në pesë lokacione, në tri komunat në veri të vendit, në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtarë ka bërë të ditur se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Related posts

Murati: Opozita s’e votoi trajtimin e rishikimit të buxhetit, do të mundësohej Pako 200 milionëshe për Inflacionin

Muhamet Ramadani

Duart në kokë: elita e djeshme e kombit, nën gjykimin e…Taulant Ballës(!)

Muhamet Ramadani

Sa kushton udhëtimi me tren mes Mekës dhe Medinës?

admin