RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk do të vizitojë Egjiptin më 13-14 gusht

kryediplomati-turk-do-te-vizitoje-egjiptin-me-13-14-gusht

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan do të vizitojë Egjiptin më 13-14 gusht, tha sot Ministria e Jashtme turke, transmeton Anadolu.

Në kuadër të vizitës, Fidan është planifikuar të pritet nga presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi dhe të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë egjiptianë.

Gjatë takimeve, Fidan do të diskutojë mbi marrëdhëniet dypalëshe, do të shqyrtojë statusin aktual të marrëveshjeve në negociata dhe do të inkurajojë investimet e ndërsjella në përputhje me qëllimin e përbashkët për rritjen e vëllimit të tregtisë dypalëshe në 15 miliardë dollarë.

Fidan do të diskutojë gjithashtu mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, veçanërisht hidrokarburet, integrimin e rrjetit elektrik, infrastrukturën energjetike dhe minierat.

Ai do të vlerësojë hapat që mund të ndërmerren për të avancuar bashkëpunimin ekzistues në fushat e industrisë ushtarake dhe të mbrojtjes dhe do të theksojë rëndësinë e adresimit të çështjeve rajonale përmes dialogut dhe diplomacisë mbi bazën e pronësisë rajonale dhe përgjegjësisë së përbashkët.

Në këtë kontekst, ai do të nënvizojë vendosmërinë për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta si në planin dypalësh, ashtu edhe në platforma shumëpalëshe si iniciativa “R4”, e cila mbledh së bashku ministrat e Jashtëm të Turqisë, Egjiptit, Pakistanit dhe Arabisë Saudite.

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke, vizita do të përfshijë takimin e dytë të Grupit të Planifikimit të Përbashkët Turqi-Egjipt, të bashkëkryesuar nga Fidan dhe ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty.

Takimi do të shqyrtojë rezultatet e takimit të dytë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë të mbajtur në Kajro në shkurt dhe do të përgatitet për takimin e tretë, i cili është planifikuar të mbahet në Turqi në vitin 2028.

Related posts

Takim Erdogan-Niinisto për anëtarësimin në NATO të Finlandës

admin

Japonia dhe India nisin stërvitjet e përbashkëta të aeroplanëve luftarakë

admin

Kryeministri i sapoemëruar palestinez: Nuk ka shtet pa Gazën

admin