RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Takim Erdogan-Niinisto për anëtarësimin në NATO të Finlandës

takim-erdogan-niinisto-per-anetaresimin-ne-nato-te-finlandes

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto ka planifikuar të vizitojë nesër zonën e goditur nga tërmeti, në Turqinë Juglindore dhe të zhvillojë bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në Stamboll.

“Vizita e punës do të fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe pranimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën e mbrojtjes së NATO-s”, njoftoi sot zyra e Niinistos.

“Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto do të jetë gjithashtu i pranishëm”, tha ai.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore rreth 10 muaj më parë.

Me përjashtim të Hungarisë dhe Turqisë, 30 anëtarët aktualë të NATO-s kanë ratifikuar protokollet e tyre të pranimit.

Ankaraja ka bllokuar kërkesat e pranimit të të dy vendeve, duke përmendur atë që e sheh si angazhim të pamjaftueshëm midis aplikantëve të NATO-s për të luftuar terrorizmin, kryesisht në lidhje me Suedinë dhe Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

“Të premten do të mbajmë premtimin tonë lidhur me ratifikimin e anëtarësimit të Finlandës në NATO nga Turqia”, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sipas “HaberTurk”.

Udhëheqësi turk ka caktuar nesër një takim në Stamboll me presidentin finlandez Sauli Niinisto, ku do të diskutohet ratifikimi i anëtarësimit të Helsinkit në Aleancën Atlantike, të cilës Ankaraja nuk i ka dhënë ende miratimin. /atsh

Related posts

Osmani kërkon ndihmën e vendeve islame

admin

Francë, 113 të arrestuar gjatë protestave në Paris

admin

Studentët bllokojnë anëtarët e Këshillit të Etikës, kërkojnë vendimmarrje

rezart morina