RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet në Serbi

nje-tjeter-qytetar-i-kosoves-ndalohet-ne-serbi

Një tjetër qytetar i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi–Kroaci.

Avokati Arianit Koci njofton se bëhet fjalë për Dugagjin Maxhunin, nga Beci i Gjakovës.

“Ndërkohë që politika jonë merret me fajësime e përplasje të pafundme, Serbia po vazhdon me arrestimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Koci në Facebook.

Koci ka bërë të ditur se Maxhuni fillimisht është ndaluar për verifikim, ndërsa pas disa orësh familja e tij është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij janë duke vazhduar.

Ai ka bërë thirrje që institucionet të kujdesen për qytetarët e Kosovës dhe ka paralajmëruar se do ta njoftojë opinionin për çdo zhvillim të ri lidhur me rastin.

Related posts

Shqiptarët shpalosin banderolën e veçantë: Spanjë të duam, por na duhen 3 pikët. Një mesazh për Kosovën

admin

Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

admin

Rusia nis hetim penal ndaj themeluesit të “Telegram”, Pavel Durov. Ja për çfarë akuzohet

admin