Një delegacion i nivelit të lartë irakian të sigurisë mbërriti në kryeqytetin saudit Rijad për bisedime mbi çështjet e sigurisë me interes të përbashkët, njoftuan mediat saudite, transmeton Anadolu.
Delegacioni kryesohet nga Abdul Amir al-Shammari, drejtor i zyrës së komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Irakut, njoftoi gazeta saudite Al Arabiya.
Delegacioni pritet të zhvillojë bisedime me zyrtarët sauditë mbi sulmet që synojnë Mbretërinë, çështjet e sigurisë që lidhen me dronët dhe mënyrat për të forcuar koordinimin e sigurisë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.
As autoritetet irakiane as ato saudite nuk lëshuan menjëherë një deklaratë zyrtare për vizitën.

