RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama: Ukraina gabon për Kosovën, por liria e saj është e padiskutueshme

rama:-ukraina-gabon-per-kosoven,-por-liria-e-saj-eshte-e-padiskutueshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar reagimet e bëra në Tiranë dhe Prishtinë ndaj deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy nga Beogradi i cili tha se “Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë Kosovën”, transmeton Anadolu.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama theksoi se “të qëndrosh kundër një lufte agresioni dhe në mbështetje të një paqeje të drejtë nuk është një faturë që e gris kur viktima e një agresioni barbar të zhgënjen”.

“Ukraina mund të jetë, dhe po, është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme, dhe të luftosh për këtë të drejtë do të thotë të luftosh edhe për Evropën, edhe për veten tonë. Këto të vërteta mund të qëndrojnë fare mirë në të njëjtën fjali. Shqipëria është mjaftueshëm e pjekur për t’i mbajtur të dyja dhe do t’i mbajë të dyja”, shkroi Rama.

Rama tha se liria nuk është një marrëdhënie shkëmbimi dhe për fat të mirë ai tha se Shqipëria nuk është një njeri i vogël që bën hesapet se kush i detyrohet kujt.

“Prandaj, po: Ukrainë e lirë. Sot, nesër dhe gjithmonë”, shtoi Rama.

Related posts

Manipulimi me vota, arrestime në Malishevë – deklarohet prokuroria

Irfan Jahiu

Shefi i kufirit amerikan njofton fundin e rritjes së operacioneve të imigracionit në Minneapolis dhe St. Paul

RTI

“Në Francë vazhdon racizmi sistematik dhe diskriminimi me bazë fetare”

Muhamet Ramadani