RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një delegacion i lartë i sigurisë së Irakut mbërrin në Arabinë Saudite për bisedime

nje-delegacion-i-larte-i-sigurise-se-irakut-mberrin-ne-arabine-saudite-per-bisedime

Një delegacion i nivelit të lartë irakian të sigurisë mbërriti në kryeqytetin saudit Rijad për bisedime mbi çështjet e sigurisë me interes të përbashkët, njoftuan mediat saudite, transmeton Anadolu.

Delegacioni kryesohet nga Abdul Amir al-Shammari, drejtor i zyrës së komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Irakut, njoftoi gazeta saudite Al Arabiya.

Delegacioni pritet të zhvillojë bisedime me zyrtarët sauditë mbi sulmet që synojnë Mbretërinë, çështjet e sigurisë që lidhen me dronët dhe mënyrat për të forcuar koordinimin e sigurisë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.

As autoritetet irakiane as ato saudite nuk lëshuan menjëherë një deklaratë zyrtare për vizitën.

Related posts

Një muaj paraburgim ndaj 13 të arrestuarve për rastin “TOTO”

admin

ERDOGAN e arriti qëllimin: EVROPA tani po e lutë TURQINË, Amerika po i thotë mos MU LARGO?

Muhamet Ramadani

Një epokë e re e luftës në Ukrainë/ Dronët e teknologjisë së lartë që po ndryshojnë mënyrën e betejës

admin