RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë trajnim me municion të vërtetë pranë Prishtinës

ushtaret-italiane-te-kfor-it-zhvillojne-trajnim-me-municion-te-vertete-prane-prishtines

Ushtarët italianë të KFOR-it që shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, kanë zhvilluar një trajnim me qitje me municion të vërtetë në poligonin e qitjes “Razorback”, në afërsi të Prishtinës.

Sipas KFOR-it, trajnimi kishte për qëllim ruajtjen e aftësive dhe përditësimin e njohurive të pjesëtarëve për përdorimin e sistemeve individuale të armëve.

Gjatë ushtrimit u synua gjithashtu forcimi i procedurave operacionale, përmirësimi i koordinimit ndërmjet pjesëtarëve dhe rritja e sigurisë në përdorimin dhe trajtimin e armëve.

KFOR-i tha se aktivitete të tilla trajnuese kontribuojnë në ruajtjen e një niveli të lartë të gatishmërisë operacionale dhe vetëdijes për situatën te pjesëtarët e misionit.

Sipas misionit të NATO-s, këto aktivitete janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si mekanizma të reagimit në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftim

Related posts

Mbrojtja e votës, rreth 100 prokurorë sot në detyrë

RTI

Ish-kryeministri italian, Conte thirrje qeverisë: Pezulloni furnizimin me armë për Izraelin

Muhamet Ramadani

Protestë në Londër, kërkohet që Izraeli t’i japë fund sulmeve në xhaminë Al-Aksa

Muhamet Ramadani