RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Abdixhiku: LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita, vendosim me mbetë në opozitë

abdixhiku:-ldk-terhiqet-nga-cdo-kerkese-per-pozita,-vendosim-me-mbete-ne-opozite

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo parti heqë dorë nga çdo kërkesë në institucione.

“LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita,heqim dorë nga pjesëmarrja në qeveri dhe me e rëndësishmja nga postimi i presidentit”, tha ai në konferncë për media pas mbledhjes së grupit parlamnetar të partisë.

Abdixhiku tha se këtë veprim e kanë marrë pasi sipas tij, LVV nuk po e dëshiron si partnere.

Por, ai ka thënë se nuk do të qëndrojnë as si dekor.

“Meqë LVV-ja po vlerëson se s’ka nevojë për partnere s’do ta ketë as s’i dekor. Do të qëndrojmë në opozitë dhe do të ushtrojmë këtë përgjegjësi me dinjitet. Pavarësisht këtij qëndrimi, s’do ta shndërrojmë zhgënjimin politik në bllokadë, u shpreh kryetari i LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se janë të gatshëm të bisedojnë për çështjen e presidentit.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjetjen e një presidentit që mbron interesat e republikës”,tha ai

Ai ka Vetëvendosjes i takon të zgjidh krizën politike dhe duhet të thërras seancën për konstituimin e Kuvendit.

Related posts

Liga Botërore Myslimane mirëpret armëpushimin në Liban

admin

Reshjet e dendura përmbytin tendat e të zhvendosurve dhe plagosin disa persona në Rripin e Gazës

Muhamet Ramadani

Ministrja izraelite bën thirrje për ndërtimin e vendbanimeve në Gaza, pretendon se është “pjesë e Izraelit”

RTI