RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-kryeministri italian, Conte thirrje qeverisë: Pezulloni furnizimin me armë për Izraelin

ish-kryeministri-italian,-conte-thirrje-qeverise:-pezulloni-furnizimin-me-arme-per-izraelin

Lideri i Lëvizjes “5 Yjet” (M5S), partisë opozitare populiste e afërt me të majtën në Itali dhe ish-kryeministri Giuseppe Conte i bëri thirrje qeverisë italiane të pezullojë menjëherë furnizimin me armë për Izraelin, transmeton Anadolu.

Lideri opozitar Conte i cili mori fjalën në seancën e “pyetjeve” drejtuar zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani mbrëmë në Dhomën e Përfaqësuesve, Dhomën e ulët të Parlamentit, kritikoi qëndrimin e qeverisë për konfliktin izraelito-palestinez.

“Pezulloni menjëherë furnizimin me armë për Izraelin. Qeveria ime e ka bërë këtë ndaj disa vendeve në kohën e saj. E vetmja gjë që mungon për ta bërë këtë është guximi”, deklaroi Conte lideri i M5S e cila është partia e dytë më e madhe opozitare në Itali.

Conte e kritikoi si një “qëndrim frikacak” abstenimin e qeverisë së koalicionit të krahut të djathtë nën udhëheqjen e Giorgia Melonit në votimin për “projekt-rezolutën që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza” i cili u miratua në OKB më 27 tetor.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani në përgjigje të Contes tha: “Frikacakët nuk ulen në ulëset qeveritare, kategorikisht. Ndoshta ata frikacakë janë në një vend tjetër. Këtu nuk ka frikacakë. I nderuar Conte ju jeni një person i cili më parë keni ushtruar detyrën e kryeministrit, ju lutem të përdorni një gjuhë më të përshtatshme”.

Related posts

TIKA ndihmon prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit me pajisje bujqësore në Pejë

rezart morina

BE-ja do të vazhdojë të pranojë refugjatë ukrainas të paktën deri në mars 2024

admin

BE-ja ka ngrirë mbi 200 miliardë euro asete të Bankës Qendrore të Rusisë

rezart morina